Ndërlidhjet

GAZË


Një anëtar i grupit militant islamik Hamas e ka humbur jetën nga shpërthimi i automjetit të tij në Rripin e Gazës.
Palestinezi, i cili ishte pjesëtar i policisë, vdiq kur makina e tij shpërtheu në kampin e refugjatëve Rafah në afërsi të kufirit me Egjiptin.
Ndërkohë, i dërguari amerikan, Uillijam Bërns u takua me Ministrin e Jashtëm izraelit Silvan Shalom, nga i cili kërkoi që Izraeli të ndërpresë ndërtimin e postblloqeve të pa-autorizuara në vendbanimet hebreje.
XS
SM
MD
LG