Ndërlidhjet

KUBË-GUANTANAMO


Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend t'i lirojnë 140 të burgosur nga baza ushtarake Guantanamo në Kubë, ku po i mbajnë talibanët e dyshimtë dhe pjesëtarët e rrjetit Al Kaida, shkruan gazeta amerikane, "Nju Jork Tajms". Një zyrtar amerikan ka thënë se do të lirohen rreth 20 për qind nga 660 të burgosurëve në Guantanamo. Shumica prej tyre janë kapur gjatë fushatës ushtarake në Afganistan, pas sulmit terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara më 11 shtator të vitit 2001.
XS
SM
MD
LG