Ndërlidhjet

BERLIN


Kryetari i Bashkësisë Demokratike Kroate, fituese e zgjedhjeve të fundit parlamentare, Ivo Sanader ka paralajmëruar se qeveria e tij do të bashkëpunojë ngushtë me Tribunalin e Hagës, por nuk ka dhënë hollësi për këtë bashkëpunim. Në një intervistë për javoren gjermane, "Der Shpigël", Sanader ka thënë se partia e tij tani është subjekt i reformuar demokratik i qendrës së djathtë. Tek ne, nuk ka më tuxhmanizëm, por ish shefin e shtetit e falenderojmë për meritat që ka për pavarësinë e Kroacisë, ka thënë Sanader.
XS
SM
MD
LG