Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s i filluan bisedimet për zgjërimin e operacioneve të sigurisë të aleancës në Afganistan.
Sekretari i përgjithshëm George Robertson tha se dështimi i misionit afgan mund ta dëmtojë kredibilitetin e NATO-s dhe të shkaktojë që vendi sërish të bëhet bazë e terrorizmit ndërkombëtar.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha dje se do të ishte "mirë" që NATO-ja të merr përsipër disa nga operacionet ushtarake amerikane në Afganistan.
"Siç e dini, i kam inkurajuar forcat ndërkombëtare të marrin më shumë përgjegjësi në aktivitetet në Afganistan. Mendoj se është gjë e mirë dhe gjykoj se ashtu do të ndodhë", tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG