Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Administrata Bush mbetet e vendosur në kalimin e pushtetit tek irakianët deri në fund të qershorit të ardhshëm.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Baucher, tha se plani ka mbështetjen e 25 anëtarëve të Këshillit të Përkohshëm Qeverisës të Irakut, dhe se zgjedhjet do të mbahen në Irak pas krijimit të Qeverisë së Përkohshme deri në mesin e vitit tjetër.
Gjatë ditës mësohet së trupat amerikane mund të kenë kapur ose vrarë Izet Ibrahim al-Durin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sadamit, gjatë një aksioni në Kirkuk.
Në të tjera zhvillime, ministri i jashtëm i Tajlandës ka deklaruar se vendi i tij do tërheqë 443 ekspertët mjekësorë dhe inxhinierët që veprojnë në Irak, nëse shkalla e pasigurisë për jetën e tyre rritet.
XS
SM
MD
LG