Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli reagoi me butësi ndaj planit të sekretarit amerikan të Shtetit Colin Powell për të vizituar Izraelin dhe autorët palestinezë të planit alternativ paqësor për Lindjen e Mesme.
"Ne nuk duam të polemizojmë me Powellin", tha zëdhënësi i qeverisë Avi Pazner.
Powell tha dje se gatishmëria e tij për të takuar arkitektët e planit, nuk e eliminon mbështetjen amerikane ndaj Izraelit apo planit aktual të paqes.
"Nuk e dij përse unë ose dikush tjetër në qeverinë e Shteteve të Bashkuara do t'ia mohonte vehtes mundësinë t'i dëgjojë idetë e paqes. Si sekretar i shtetit, kam detyrim ndaj amerikanëve, presidentit dhe kolegëve të administratës, t'i dëgjoj individët që kanë ide interesante", tha Powell.
XS
SM
MD
LG