Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan, Geroge Bush, ka hequr tarifat rreth celikut të importuar, të cilat i vendosi afro dy vjet më parë.
Ky hap synon të qetësojë mardhëniet ekonomike me Evropën dhe Azinë, ndonëse Bush tha se do marrë masa që të mos dëmtohen prodhuesit amerikanë të celikut.
"Vendimi që kam marrë bazohet në besimin tim të fuqishëm se konsumatorët dhe ekonomia amerikane janë më mirë në një botë të tregtisë së lirë e të ndershme", tha Bush.
Vendet e Bashkimit Evropian dhe ato aziatike kishin kërcënuar se do të vendosnin tarifa ndaj prodhimeve amerikane, derisa Uashingtoni mbante tarifa për prodhimet e celikut.
Komisioneri Evropian për tregti Pascal Lamy pas këtij vendimi nga Shtëpia e Bardhë tha:
"Pa dyshim ky është një lajm i mirë për prodhuesit evropianë të celikut e për ata që merren me prodhimet nga celiku. Është një lajm i mirë për gjithë Evropën."
XS
SM
MD
LG