Ndërlidhjet

MOSKË


Të paktën 36 njerëz e humbën jetën kurse rreth 170 u plagosën kur një sulmues vetëvrasës e aktivizoi bombën në një tren afër Çeçenisë.
Shpërthimi ndodhi derisa treni udhëtonte në rajonin Stavropol, ku trupat ruse luftojnë me kryengritësit çeçenë.
Udhëheqësia çeçene e mohoi përgjegjësinë për shpërthimin, duke e dënuar çdo akt të drejtuar kundër civilëve.
Ministri i Brendshëm i Rusisë u zotua ti zbulojë fajtorët, ndërsa presidenti Vladimir Putin tha se shpërthimi është përpjekje për destabilizimin e Rusisë në prag të zgjedhjeve paarlamentare të dielën.
"Krimi i kryer gjithashtu dëshmon se terrorizmi ndërkombëtar, që i sfidon shumë vende të botës, vazhdon të mbetet kërcënim serioz edhe për vendin tonë. Ai është një armik i vrazhdët, tinzak dhe i rrezikshëm", tha Putin.
XS
SM
MD
LG