Ndërlidhjet

2004: PAKTI I STABILITETIT FOKUSOHET NË FUSHËN E BIZNESIT


Alma Çupi, Tiranë

Koordinatori special i Paktit të Stabilitetit Busek, tha sot në Tiranë se është shumë i rëndësishëm thellimi i reformave dhe bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, për zhvillimin dhe afrimin e perspektivës së integrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Zoti Busek i bëri këto komente në një konferencë shtypi sot në Tiranë, në ditën e dytë të zhvillimit të Tryezës së gjashtë rajonale të Paktit të Stabilitetit.
Theksin kryesor zoti Busek e vuri në bashkëpunimin rajonal në fushën e biznesit, si një nga mënyrat që do të tërhiqte vëmendjen e investitorëve të huaj në rajon. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano tha se Tryeza e Paktit të Stabilitetit, ka krijuar qetësimin e situatës politike në rajon. Interesimit të gazetarëve për lëvizjen e lirë të qytetarëve, Koordinatori Special i Paktit të Stabilitetit Busek iu përgjigj duke thënë se po diskutohet mundësia e relaksimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe krijimi i një minishengeni. Gjatë dy ditëve të Tryezës së Paktit të Stabilitetit janë diskutuar marrëveshje në fushën e infrastrukturës, biznesit, medias dhe të luftës kundër krimit të organizuar.


XS
SM
MD
LG