Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nuk do të ketë reduktim të trupave gjermane në Kosovë, dhe ato do të qëndrojnë në vend derisa të ketë nevojë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Struck.
Ai i bëri këto komente pas takimit me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Holger Kamerhoff në Prishtinë.
Pavarësisht "disa tensioneve" siç tha, situatën në Kosovë Struck e vlerësoi të mirë dhe të sigurtë.
Në samitin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, javën e kaluar në Bruksel, është konkluduar se në Kosovë shihet një perspektivë e mirë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG