Ndërlidhjet

NJU JORK


Mbrëmë vonë pas takimit me autorët e planit alternativ të paqes në Lindjen e Mesme, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan është angazhuar që plani zyrtar i paqes, i sponsoruar nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara, nga Kombet e Bashkuara dhe nga Rusia, duhet të mbetet plani kryesor për paqen në Lindjen e Mesme". Para këtij takimi me Kofi Annan, ish ministri i drejtësisë i izraelit, Yossi Beilin dhe ish ministri palestinezi i informatave, Yasser Abed Rabbo ishin takuar edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Colin Powell. Zoti Powell me këtë rast u kishte deklaruar reporterëve se "Shtetet e Bashkuara i japin përparësi planit zyrtar të paqes, si një dokument që është përkrahur nga të dy palët".
XS
SM
MD
LG