Qindra mijëra italianë sot protestuan kundër planeve të kryeministrit Silvio Berlusconi për reformën e sistemit pensional. Këtë protestë e organizuan tri sindikatat më të mëdha të Italisë. Sipas vlerësimeve të organizatorëve sot në rrugët e Romës dolën afro 1 milion protestues.