Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Nëntë fëmijë dhe një ekstremist afgan janë vrarë në një sulm të forcave të koalicionit në qytetin Gazni të Afganistanit, ka bërë të ditur armata amerikane në këtë vend.
Burime afgane njoftojnë se amerikanët kanë pasur informacione se në shtëpinë ndaj së cilës është hapur zjarr, gjenden luftëtarë talibanë të cilët po përgatiteshin për sulm.
Zëdhënësi i armatës amerikane në Bagram, Kristofer Vest, ndërkaq ka deklaruar se është besuar që në këtë lokalitet gjendet një terrorist i dyshimt i cili konsiderohet përgjegjës për vrasjen kohë më parë të dy punonjësve të huaj. Majori Vest ka theksuar se forcat amerikane nuk kanë qenë në dijeni për praninë e fëmijëve në shtëpinë e goditur nga trupat amerikane.
XS
SM
MD
LG