Ndërlidhjet

LONDËR


Presidenti i përmbysur irakian, Sadam Hysein ka pasur armë të shkatërrimit në masë, para se të fillojë intervenimi ushtarak ndaj Irakut, ndërsa këtë armë do të mund ta përdorte brenda 45 minutave, ka thënë oficeri i lartë irakian, Al Daba për gazetën britanike, "Sandej Telegraf". Nënkoloneli Al Daba me këtë i ka vërtetuar pohimet e kryeministrit britanik, Toni Bler i cili në prag të intervenimit të forcave të koalicinonit të Irak pati thënë se Sadam Hyseini posedon armë të shkatërrimit në masë të cilat mund t'i përdorë në fushëbetejë brenda 45 minutave. Ky konstatim i kryeministrit, Bler pati shkatuar kundërthënie në opinionin britanik, ndërsa një pjesë e opozitës e pati akuzuar atë për mungesë informatash të sakta për armatimin irakian.
Al Daba, dikur oficer i lartë i Sadam Hyseinit, tani është këshilltar në Qeverinë kalimtare të Irakut.
XS
SM
MD
LG