Ndërlidhjet

MOSKË


Në Rusi sot po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të katërtat me radhë pas rënies së komunizmit.
Komisioni qendror i zgjedhjeve ka thënë se deri në mesditë kanë votuar 33 përqind të zgjedhësve. Për 450 vende në Dumën Ruse, konkurrojnë 23 parti politike, ndërsa të drejtë vote kanë 109 milionë qytetarë prej të cilëve mbi një milion votojnë jashtë Rusisë. Zgjedhjet parlamentare ruse janë duke u vëzhguar nga afro 1200 përfaqësuaes të huaj.
XS
SM
MD
LG