Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin e Brukselit më 9 dhjetor,
kur pritet të miratohet plani përfundimtar për operacionalizimin e përmbushjes së standardeve. Oliver Ivanoviç ka thënë për radion Evropa e Lirë se serbët nuk duan të marrin pjesë në këtë takim pasi nuk janë njoftuar me versionin përfundimtar të planit për standardet dhe nuk duan të ndodhen para një akti të kryer. Sipas Ivanoviçit, serbët e Kosovës kërkojnë që standardet të jenë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshilli të Sigurimit dhe ta riafirmojnë ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG