Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka theksuar se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë duhet të përfundojë më sukses, në të kundërtën mesazhi për projekte të ngjashme në botë do të ishte shumë negativ. Në një komunikatë për opinion të Kuvendit të Kosovës, zoti Daci citohet të ketë thënë se Kosovës më nuk do t’i duhen administratorët ndërkombëtarë, por këshilltarë dhe ekspertë të mirë.
Zoti Daci këto komente i ka bërë gjatë takimit me zonjën Inga Britt Ahlenius, revizore e përgjithshme në Kosovë, zyra e së cilës mbikqyrë buxhetin e konsoliduar.
XS
SM
MD
LG