Ndërlidhjet

logo-print

KAJRO


Grupet palestineze do të takohen sërish për të diskutuar mundësinë e armëpushimit ndaj Izraelit, pas dështimit të takimit të Kajros, fundjavën që lamë pas.
Sipas Nabil Abud Rdeinah, këshilltar i Jaser Arafatit, palestinezët mbeten të angazhuar lidhur me planin e paqes, të mbështetur dhe nga Shtetet e Bashkuara.
Musa Abu Marzook, përfaqësues i Hamasit, tha se organizata e tij do marrë pjesë në bisedime.
"Ne mendojmë se kur bisedojmë rreth pushtimit, nuk mund të lëmë mënjëanë rezistencën, pasi kjo e fundit është e lidhur me pushtimin. Nëse izraelitët tërhiqen plotësisht nga Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës do t'i jepet fund rezistencës", tha Marzook.
Kombet e Bashkuara kanë kërkuar sot, qe Gjykata Ndërkombëtare të shqyrtojë murin ndarës që po ndërton Izraeli dhe pasojat e mundshme ligjore. Ky hap është kritikuar nga Izraeli.
XS
SM
MD
LG