Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre irakienë janë vrarë dhe dy janë plagosur nga shpërthimi i bombës në oborrin e një xhamie në Bagdad.
Viktimat ishin besimtarë që i kryenin lutjet e tyre.
Ndërkaq në qytetin Talafar, afër Mosulit, 41 ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe 6 irakienë janë plagosur nga shpërthimi i kamionit përplot eksploziv në hyrje të bazës ushtarake amerikane.
Askush nga të plagosurit nuk është në rrezik jete.
Komandanti i bazës, koloneli Michael Linnington tha:
"Kamioni u turr drejt portës, ndërsa dy ushtarët tanë hapën zjarr, dhe e detyruan vozitësin ta hedhë në erë automjetin jashtë mureve të bazës", tha Linnington.
Në një incident tjetër, tre ushtarë amerikanë u vranë dhe një u plagos në një aksident në veri të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG