Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Qeveria e Japonisë e miratoi planin për dërgimin e trupave jo-luftarake në Irak.
Kryeministri Junichiro Koizumi e shtyu përpara kërkesën përkundër reagimeve të shumta të opinionit.
"Sot miratuam vendimin e kabinetit për dërgimin e trupave vetë-mbrojtëse për nevojat humanitare dhe rindërtimin e Irakut", tha Koizumi.
Prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, asnjë ushtar japonez nuk ka hapur zjarr apo është vrarë në misionet jashtë vendit.
Në Londër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson tha se deri në vitin e ardhshëm, aleanca me gjasë nuk do të marrë një rol më të madh në Irak, shkaku i angazhimeve të sigurisë në Afganistan.
Në Ankara, zëvendës sekretari i shtetit Marc Grossman Shtetet e Bashkuara edhe më tej duan të mbeten në bazën turke Inxhirlik, përkundër përmbysjes së ish liderit irakien Saddam Hussein.
XS
SM
MD
LG