Ndërlidhjet

TIRANË


Gjashtë pjesëtarë të marinës së Shqipërisë dhe tre persona civilë janë arrestuar të dyshuar për keqtrajtimin seksual të një vajze 16 vjeçare, e cila ishte rrëmbyer në bazën e marinës dhe ishte detyruar që të futet në prostitucion në Kosovë, ka kumtuar sot policia. Shefi i shtamadhorisë së ushtrisë shqiptare, Pëllumb Qazimi ka shprehur "keqardhje të thellë për vajzën, për familjen e saj dhe për shoqërinë". Është bërë e ditur se një komandant marine në Durrës është suspenduar.
XS
SM
MD
LG