Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Unmikut Harri Holkeri e shpalli sot të pavlefshëm vendimin e Kuvendit të Kosovës për anulimin e ligjeve të Serbisë në Kosovë, që ishin miratuar pas 22 marsit të vititi 1989. Më herët gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, ka shpallur të pavlefshme këto ligje. Deputetët e koalicionit serb "kthimi" votuan kundër miratimit të këtij vendimi. Kërkesën për anulimin e 53 ligjeve e bëri Qeveria e Kosovës, pasi ishte vlerësuar se këto ligje po e pengonin procesin e privatizimit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG