Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush i hodhi sot poshtë kritikat evropiane për vendimin e tij që, disa vende, që e kundërshtuan luftën në Irak, të mos përfshihen në projektet për rikonstruktimin e Irakut.
Me këtë rast presidenti amerikan, tha:
- Meshkujt dhe femrat nga vendi ynë, me krenari i mbajtën uniformat, rrezikuan jetën e tyre për ta çliruar Irakun. Poashtu edhe pjesëtarët dhe pjesëtaret e vendeve të tjera, që po marrin pjsë në koalicion, rrezikuan jetën e vet për ta çliruar Irakun. Prandaj edhe shpenzimi i dollarëve të Shteteve të Bashkuara do ta pasqyroj faktin se trupat amerikane dhe ato të tjerat e rrezikuan jetën e tyre, tha zoti Bush.
Duke folur për këtë çështje, më herët gjatë ditës, Chris Patten, komisionar evropian për punë të jashtme, tha në Bruksel se "kthimi në mospajtimet e vjetra dhe në ndarje nuk duket se është veçanërisht konstruktiv".









BERLIN
Presidenti i Polonisë, Aleksander Kwasniewski ka shprehur sot dyshim të thellë për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për miratimin e kushtetutës së re të Bashkimit Evropian, në samitin që do të filloj nesër në Bruksel. Këto komente zoti Kvashnjevski i bëri pas takimit të sotëm me kancelarin e Gjermanisë, Gerhard Schroeder në Berlin. Ndarjet e thella u krijuan pasi Franca dhe Gjermania kërkojnë një rishikim radikal të sistemit të ardhshëm të votimit, që do të pasqyronte numrin e popullësisë, ndërsa Polonia dhe Spanja dëshriojnë që të mbetet mënyra aktuale e votimit.
XS
SM
MD
LG