Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e 25 vendeve të tashme dhe të ardhshme të Unionit Evropian nuk arritën marrëveshje rreth Kushtetutës së re evropiane.
"Kemi bërë të gjitha përpjekjet, por nuk ka mundësi për jetësim të marrëveshjes", ka deklaruar zëdhënësi i Unionit Evropian.
Bisedimet janë bllokuar nga mospajtimet ndërmjet Polonisë e Spanjës në njërën anë dhe Gjermanisë e Francës në anën tjetër rreth numrit të votave të vendeve anëtare.
Madridi dhe Varshava nuk lejuan ndryshimin e Marrëveshjes së Nicës sipas të cilës vendet anëtare kanë vota të njejta dhe jo siç kërkon Gjermania dhe Franca që vendet me numër më të madh të banorëve të kenë numër më të madh të votave.
Diplomatët në Bruksel kanë thënë se bisedimet për këtë çështje do të vazhdojnë vitin e ardhshëm nën lidershipin e Irlandës, që në gjashtë muajt e parë të vitit 2004 kryeson Unionin Evropian.
XS
SM
MD
LG