Ndërlidhjet

RAMALLAH


Emisari amerikan për Lindjen e Mesme Dejvid Saterfilld sot është takuar në Al Azaria, afër Jerusalemit, me kryeministrin palestinez Ahmed Kurein.
Pas këtij takimi Kurei ka thënë se bisedimet ishin të fokusuara në planin paqësor për rajonin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces:
"Në këtë takim ne diskutuam kërkesat dhe obligimet e të dy palëve lidhur me planin paqësor për Lindjen e Mesme dhe rëndësinë e rolit amerikan në procesin paqësor. Pala amerikane pos tjerash prezantoi zotimin për themelimin e shtetit të pavarur palestinez që do të ekzistonte krahas atij izraelit", ka thënë kyreministri palestinez Ahmed Kurei.
Emisari amerikan është shprehur optimist sa i përket avancimit të procesit paqësor:
"Mesazhi nga ky takim është shumë i qartë – të gjitha palët, palestinezët, Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar kanë përgjegjësi të lëvizin përpara procesin për hir të palestinezëve, popullit izraelit dhe sigurisë dhe paqjes", ka thënë Dejvid Saterfild.
Emisari amerikan Dejvid Saterfild gjendet në rajon në përpjekjet për të ri-aktivizuar kontaktet dhe vazhdimin e procesit paqësor në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG