Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjendja në Kosovë është shumë më pak premtuese se në Bosnje, ka thënë ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Richard Hoolbroke një takim në Uashington para Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Në bazë të rezolutës 1244, Këshilli i Sigurimit duhej t'i transferonte 'autonomi të madhe' popullatës lokale, veçanërisht shqiptarëve, por ata këtë nuk e kanë bërë. Kurse për ironi, ka thënë Hoolbrooke, ambasadori Paul Bremer përpiqet të transferojë më shumë dhe më shpejt autoritet tek irakianët vetëm 5 muaj pas luftës.
Katër vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ne kemi zhvilluar vetëm një takim midis shqiptarëve dhe sërbëve; një takim që zgjati 2 orë, u zhvillua në Vjenë e që ishte katastrofë. Teoria e Kombeve të Bashkuara është se gjërat do të përmirësohen gjatë 18 muajve të ardhshëm, por shqetësimi im është se do të ndodhë pikërisht e kundërta, ka thënë Hoolbroke.
Sipas tij, mungesa e përparimit drejt një statusi përfundimtar të pranueshëm nga të dyja palët, do të bëjë që si shqiptarët ashtu edhe sërbët të polarizohen.
Nëse trupat e NATO-s largohen nga Kosova, brenda 48 orësh, ne do të ndodheshim përballë gjakderdhjes më të madhe në historinë moderne, ka deklaruar Richard Holbrooke.
XS
SM
MD
LG