Ndërlidhjet

PRAGË/TEHERAN/BAGDAD


Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara thotë se nuk mund ti konfirmoj raportet nga Irani, se është zënë ish lideri i Irakut, Saddam Husseini. Agjencitë botërore të lajmeve transmetojnë raporte sipas të cilave ish lideri i Irakut, Saddam Husseini ishte arrestuar në qytetin e tij të lindjes, në Tikrit. Burim i lajmit është agjencia zyrtare e Iranit, IRNA, e cila sot ka transmetuar fjalët e liderit kurd të Irakut, Jalal Talabani se "Sadam Huseini është arrestuar në Tikrit". Sipas një reporteri të agjencisë Associate Press, këtë lajm e ka konfirmuar edhe një zyrtar tjetër i Unionit patriotik të Kurdistanit, Nazem Dabbagh, që është i dërguar i kësaj partie në Iran. Informacion të këtillë sjell edhe agjencia Reuters. Në Bagdad, një zëdhënëse e ushtrisë amerikane, u ka thënë reporterëve se në orën 13:00 do të bëhet një kumtesë tejet e rëndësishme.
XS
SM
MD
LG