Ndërlidhjet

PRAGË


Liderët botëror i kanë mirëpritur lajmet për kapjen e ish diktatorit të Irakut, Sadam Hysein nga forcat amrikane.
Kryeministri britanik, Toni Bler tha se arrestimi i eliminon të gjitha mundësitë për kthimin e mundshëm të Sadamit në pushtet.
Sadami shkoi përgjithmonë. Ai nuk do të kthehet kurrë më. Tani këtë e di dhe populli i Irakut, i cili do ta përcaktojë fatin e tij, tha Toni Bler.
Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, kundërshtar i intervenimit në Irak, e ka uruar presidentin amerikan, Xhorxh Bush për rrestimin e Sadam Hyseinit. "Me kënaqësi të madhe e mora lajmin për arrestimin e Sadamit dhe ju uroj për aksionin kulminant të forcave amerikane" ka thënë Shrëder.
Zëdhënësja e presidentit, francez, Zhak Shirak, Ketrin Kolona tha se presidenti e përgëzon arrestimin e Sadam Hyseinit. Ajo tha se, Shirak, i cili gjiathshtu e kundërshtoi luftën në Irak, beson se arrestimi "do t'u mundësojë irakianëve ta rimarrin kontrollin e fatit të tyre në Irakun e pavarur".
Ministrja e jashtme e Spanjës, Ana Pallacio e quajti arrestimin "ditë të madhe për lirinë e popullit irakianë". Kryeministrat e Australisë dhe Belgjikës thanë se arrestimi do ta ndihmojë stabilizimin dhe rindërtimin e Irakut. Sekretati Përgjithshëm i Ligës Arabe, Amër Musa tha se arrestimi i Sadamit parqet një zhvillim të rëndësishëm pas rënies së regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG