Ndërlidhjet

UASHINGTON


Forcat e Shteteve të Bashkuara e kapën Saddam Husseinin të gjallë. Tani diktatori i Irakut do të përballet me drejtësinë, të cilën ua mohoi miliona njerëzve, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush.
"Në historinë e Irakut, mori fund një epokë e errët dhe e dhimbshme. Ditët e shpresës erdhën. Tani të gjithë irakianët së bashku mund ta luftojnë dhunën dhe ta ndërtojnë Irakun e ri", tha Bush dhe vazhdoi.
"Kam një mesazh për popullin e Irakut. Ju kurrë më nuk do të duhet të frikësoheni nga sundimi i Saddam Husseinit", tha presidenti amerikan, Bush, sipas të cilit, kapja e Saddam Husseinit nuk don të thotë përfundim i dhunës në Irak.
XS
SM
MD
LG