Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti i përmbysur irakian, Sadam Husein nuk ka treguar asnjë shenjë të ndërgjegjes së vrarë, por përkundrazi ka sfiduar, me rastin e ballafaqimit me anëtarët e Qeverisë kalimtare të Irakut, ka thënë anëtari i këtij këshilli, Adnan Paçaci. " Ishte i lodhur dhe i dërmuar, por nuk e brente ndërgjegjja aspak. Në të kundërtën ai shfaqte inat, ka thënë Paçaci në konferencën për gazetar në Bagdad. Për ta vërtetuar identitetin e Sadam Huseinit, truapt amerikane e kanë ballafaquar atë edhe me ish zavndëskryeministrin irakian, Tarik Aziz i cili tash shtatë muaj gjendet në burg. Ky i fundit, gjithashtu u kishte ndihmuar trupave amerikane në identifikimin e djemëve të vrarë të Sadamit, Udaj e Kusaj Husein.
XS
SM
MD
LG