Ndërlidhjet

TEHERAN


Qeveria e Iranit ka bërë të ditur se është duke përgatitur padi gjithpërfshirëse kundër Sadam Huseinit për krime kundër Republikës Islamike.
Zëdhënësi qeveritar Abdollah Ramazandzeh ka thënë se Sadami duhet të gjykohet para një gjykate ndërkombëtare. Ai ka shtuar se Ministria e Jashtme e Iranit, është duke bërë punën e domosdoshme në këtë drejtim dhe se tashmë ka tubuar dokumentacionin.
Ai me këtë rast ka akuzuar Sadam Huseinin për shkaktimin e tre krizave të mëdha duke iu referuar invadimit të Iranit, Kuvajtit dhe vetë hyrjes së Shteteve të Bashkuara në Irak:
"Dorëzimi i mjerë i Sadam Huseinit tregoi se secili që vendos të injorojë vullnetin e popullit më në fund detyrohet tu dorëzohet të huajve, madje në një formë shumë të mjerë", ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Iranit, Abdullah Ramazandzeh.
Ndërkohë, fituesja e çmimit Nobel për paqe Shirin Ebadi sot në Paris ka thënë se Sadam Huseinit i duhet bërë gjyq të drejtë.
XS
SM
MD
LG