Ndërlidhjet

MAKÇAKALA


Ministria e Brendshme e Rusisë ka njoftuar se disa roje kufitare janë vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave nga ana e separatistëve çeçenë, të cilët kishin kaluar kufirin në Dagestanin fqinjë gjatë natës së kaluar.
Agjencitë ruse të lajmeve thonë se 25 çeçenë të armatosur kishin depërtuar në fshatin Shauri të Dagestanit në orën 3 pas mesnate. Ka gjithashtu raporte se çeçenët kanë zënë peng rreth 40 veta në një shkollë. Hollësi të tjera rreth këtij rasti nuk dihen.
XS
SM
MD
LG