Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Sekretari i Shtetit Kolin Pauell është operuar nga kanceri i prostatës.
Departamenti i Shtetit ka thënë se operimi është bërë në Qendrën mjekësore ushtarake në Uashington.
Zëdhënësi, Riçard Bauçer, ka thënë se zoti Pauell do të qëndrojë në spital për disa ditë para se të kthehet në shtëpi, ndërsa pastaj do të vazhdojë me punë me orar të reduktuar gjithnjë deri në rehabilitimin nga operimi.
XS
SM
MD
LG