Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Përfaqësuesi i Lartë i Unionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana e ka përshëndetur fillimin e misionit civil të Unionit në Maqedoni, i cili prej sot e zëvendëson misionin ushtarak, "Konkordia".
"Konkordia" ka qenë mision i parë ushtarak i Unionit Evropian dhe ka qënduar në Maqedoni gjashtë muaj, ndërsa "Proksima" ka mision civil dhe përbëhet nga policë të disa vendeve evropiane, të cilët si persona civil do të punojnë për jetësimin e reformave në Ministrinë e Brendëshme maqedonase, ka thënë Havier Solana, gjatë vizitës në Shkup.
Aktualisht në Maqedoni gjenden 40 anëtarë të "Proksimës", ndërsa deri në muajin shkurt të vitit 2004 pritet që ky numër të arrijë në 200 vetë.
XS
SM
MD
LG