Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova ka përgëzuar sot presidentin amerikan, George Bush me rastin e arrestimit të ish liderit të Irakut, Saddam Hussein. Në një letër dërguar presidentit amerikan, thuhet se "kjo është një ngjarje me rëndësi për popullin e Irakut dhe për Shtetet e Bashkuara, që kanë rol udhëheqës për paqe dhe liri të kombeve në botë". Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një letër dërguar shefes së zyrës amerikane në Prishtinë, Marcie Ries, me rastin e arrestimit të Sadam Huseinit, ka thënë, pos tjerash, se "forcat e koalicionit dëshmuan se janë të vendosura që misionin e tyre ta çojnë deri në suksesin e duhur".
XS
SM
MD
LG