Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka kërkuar që Sadam Hyseini të gjykohet në një gjyq të hapur me prani ndërkombëtare. Presidenti Bush ka shtuar se gjyqi duhet të përfshij edhe përfaqësuesit e popullit irakian: "Ajo që duhet të ndodh konsiston në faktin që ai, përkatësisht Sadam Hyseini duhet të sillet para drejtësisë, ndërsa qytetarët e Irakut duhet të përfshihen në këtë proces. Duhet gjithashtu gjykim publik, duhet të bëhen publike të gjitha mizoritë dhe të jetësohet drejtësia. Jam i bindur se të gjitha këto do të realizohen në formën më të drejtë", ka thënë presidenti Bush.
Disa liderët irakian që gëzojnë mbështetje amerikane kanë thënë se ata dëshirojnë një gjykim të shpejt të diktatorit Sadam Hysein me sugjerimin për ekzekutimin e tij në verën e ardhshme.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, mbrëmë ka thënë se Organizata Botërore nuk do të mbështet një gjykim që do të përfundonte me dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG