Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Emisari special amerikan për lehtësimin e borxheve të Irakut, Xhejms Bejker, ka thënë se Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për hapat drejt zgjidhjes së këtij problemi.
Xhejms Bejker, që ka shërbyer si sekretar shteti në fillim të viteve të 90-ta, ka shtuar se të dy vendet sot janë pajtuar se ujdia duhet të jetësohet vitin e ardhshëm në klubin e Parisit.
Duke folur për pritjen që i është bërë në Francë Bejker ka thënë:
"Më bën një pritje jashtëzakonisht të ngrohtë dhe miqësore ashtu siç ka ndodhur gjithnjë kur kam ardhur këtu", ka thënë ish sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker.
Në kuadër të turneut evropian Bejker do të vizitoj edhe Berlinin, Moskën, Romën dhe Londrën.
Borxhi i jashtëm i Irakut vlerësohet në 120 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG