Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se tani që Saddam Husseini është kapur, shpresa më e mirë për stabilizimin e Irakut është bartja e shpejtë, e besueshme dhe gjithëpërfshirëse e pushtetit.
"Është urgjente detyra e vendosjes së ushtrimit efektiv të pushtetit nga ana e irakienëve. Ndoshta tani nuk është koha për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por është esenciale që procesi i formimit të qeverisë së përkohshme të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent", tha Annan.
Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit tu japë Kombeve të Bashkuara një rol të qartë politik në Irak.
Ministri i jashtëm i Irakut Hoshyar Zebari i bëri thirrje Këshillit ti lë anash dallimet rreth luftës në Irak dhe të bashkohet për të ndihmuar ndërtimin e demokracisë stabile në vend.
XS
SM
MD
LG