Ndërlidhjet

BOSTON


Kandidati për nominim presidencial të demokratëve, Wesley Clark tha mbrëmë vonë se është koha për ta përfunduar kërkimin për armatim për shkatërrim në masë në Irak dhe për ti përdorë agjentët e zbulimit amerikan dhe trupat e Shteteve të Bashkuara, që tashmë gjenden në Irak, për ta gjetur Osama bin Ladenin. Këto komente ish komandanti suprem i Natos i bëri në aeroport, pasi arriti nga Haga, ku dy ditë dëshmoi në seancat e mbyllura të gjykimit të ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i akuzuar për krime të luftës. Wesley Clark mëtutje tha se "e mirëpriti zënien e Saddam Husseinit", por ripërsëriti se tash administrata e zotit Bush duhet të fokusohet në Osama bin Ladenin, për të cilin, ai tha se paraqet kërcënim më të madh për Shtetet e Bashkuara se sa ish lideri i Irakut.
XS
SM
MD
LG