Ndërlidhjet

KAMPI BONDSTILL


Përkundër përmirësimit të situatës, trupat amerikane ende janë të nevojshme në Kosovë, tha komandanti i paqëruajtësve amerikanë, gjenerali Jerry Beck.
"Ka edhe shumë gjëra për tu bërë derisa të merret ndonjë vendim për çështjet ushtarake", ka thënë gjenerali Beck në një intervistë për Associated Press.
"Siç qëndrojnë punët tani, nevoja për ne ekziston. Ende nevoitemi, edhepse jo në numër aq të madh, ka thënë ai.
Gjenerali Beck ka deklaruar se trupat amerikane nuk përballen me ndonjë kërcënim të madh nga grupet ekstremiste në Kosovë, ku shumica myslimane e popullatës shqiptare ka treguar dashamirësi të madhe ndaj amerikanëve.
"Kërcënimi më i madh që kam hasur është vozitja e ushtarëve të mij në kushtet e dimrit", ka thënë gjenerali Beck, duke shtuar se në Kosovë duhet përmirësuar vendosjen e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin e popullatës me policinë lokale në luftën kundër krimit të organizuar.
XS
SM
MD
LG