Ndërlidhjet

logo-print

BASRA, IRAK


Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer tha sot se në fillim të këtij muaji i ishte shmangur një përpjekjeje për atentat kundër tij. "Siç po e shihni nuk pat sukses", u tha Paul Bremer reporterëve. Mediat amerikane kishin raportuar se me 6 të këtij muaji, konvoji i zotit Bremer ishte goditur me një pajisje shpërthyese dhe i ishte nënshtruar të shtënave nga armë të vogla zjarri, derisa konvoji largohej nga aeroporti i Bagdadit. Me këtë rast askush nuk kishte pësuar lëndime. Incidenti kishte ndodhur në ditën kur sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld vizitoi Bagdadin. Në atë kohë ky incident nuk ishte bërë publik.
XS
SM
MD
LG