Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në raportin më të ri të organizatës Fredom House, është vlerësuar se, gjatë dy viteve të fundit, në planin e demokracisë dhe të lirisë, është shënuar përparim, por një e treta e banorëve në mbarë botën ende nuk gëzojnë të drejta themelore politike dhe qytetare. Sipas shkallës së respektimit të të drejtave politike dhe qytetare, 192 shtete, janë klasifikuar në tri kategori: të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira. Kosova është radhitur në tabelën e "territoreve kontestuese" dhe është vlerësuar me shkallën "pjesërisht e lirë". Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina, nga lista e vendeve të pavarura, janë vlerësuar si "pjesërisht të lira", ndërsa Serbia dhe Mali i Zi janë vlerësuar me shkallën "e lirë". 49 shtete janë vlerësuar me shkallën "jo të lira". Në këtë grup gjenden Birmania, Kuba, Libia, Korea Veriore, Arabia Saudite, Sudani, Siria dhe Turkmenistani.
XS
SM
MD
LG