Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se i dërguari special James Baker i ka thënë presidentit Bush se ka edhe shumë për tu bërë për të reduktuar borxhin e madh të Irakut.
Ish sekretari i shtetit Baker, dje e njoftoi presidentin amerikan pas bisedimeve që zhvilloi në Francë, Gjermani, Itali, Britani dhe Rusi.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Baker do ti vazhdojë bisedimet edhe në javët që vijnë.
"Fakti se të gjithë e njohën rëndësinë e reduktimit të borxhit të Irakut, u prit mirë. Sekretari Baker kishte takime shumë të mira dhe produktive, dhe ato do të vazhdojnë edhe në kryeqytetet tjera", tha zëdhënësi Scot McClellan.
XS
SM
MD
LG