Ndërlidhjet

DUBAI


Rrjeti televiziv Al – Arabia dje ka transmetuar një shirit të incizuar, për të cilin është thënë se është i Osama bin Ladenit. Në këtë shirit, Osama bin Ladeni, kritikon qeveritë arabe duke i cilësuar si "agjentë të pafe të Amerikës". Siç informojnë agjencitë e lajmeve, CIA ka shprehur dyshimin se incizimi është i vjetër. Një zyrtar i agjencisë CIA ka thënë se "duket se ajo që transmetoi kanali televiziv al-Arabia ishte transmetuar në muajin Tetor të këtij viti". Analistët thonë se ky shirit mund të jetë një version i redaktuar i një mesazhi të datës 18 Tetor, që u transmetua në rrjetin televiziv, al-Jazeera.
XS
SM
MD
LG