Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Ushtari amerikan" është zgjedhur Personi i Vitit nga revista Time, duke u dhënë kështu mirënjohje jo atyre që u japin formën politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara, por atyre që përballen me plumbat dhe granatat gjatë zbatimit të këtyre politikave.
Duke e komentuar çmimin, kreu i shtatmadhorisë së forcave amerikane, gjenerali Richard Myers për ushtarët e tij tha:
"Këta janë të shkëlqyeshëm, e kuptojnë misionin, janë të besueshëm, kujdesen për njëri-tjetrin. Çmimi Personi i Vitit plotësisht u përgjigjet", tha Myers.
Ai shtoi se kapja e ish liderit irakian Saddam Hussein ka çuar në arestimin e qindra irakienëve, përfshirë disa liderë të dyshuar të kryengritësve.
Gjenerali Richard Myers deklaroi se kapja e Saddamit bëri që "më mirë të kuptohet struktura e rezistencës", por gjithashtu tha se Saddami nuk bashkëpunon me autoritetet amerikane.
Ndërkohë, nga qyteti Tikrit njoftohet se katër burime të naftës i ka përfshirë zjarri. Zyrtarët irakienë thanë se fjala është për sabotazh.
Ministria e Naftës gjithashtu njoftoi se një rezervoar është qëlluar dje me raketa në jug të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG