Ndërlidhjet

VJENË


Bashkimit Evropian i mungon realiteti rreth planeve për zgjërimin në Evropën Juglindore, ka vlerësuar ish deputeti në parlamentin Evropain Otto von Habsburg.
Në komentin që e boton gazeta "Forarlberger nahrichten", ai shkruan se Bashkimit Evropian i mungon realiteti para së gjithash për çështjen e Kosovës, ku popullata shumicë përpiqet të bindet që vetë ti bashkangjitet Serbisë.
"Nuk duhet harruar kush jeton në Kosovë. Serbët pohojnë se për luftën me Turqinë në mesjetë, kanë të drejtë përgjithmonë mbi Kosovën, sepse atje ka filluar shteti serb. Ky është mashtrim historik", ka thënë Otto von Habsburg.
"Fatkeqësisht, në disa rajone, si në Serbi, ekzistojnë mitologji që nuk kanë kurrfarë lidhje me faktet. Nëse kufinjtë ekzistues do të njiheshin në bazë të miteve, atëherë nuk do të kishte shpresa për paqen. Popujt shumë mirë e kujtojnë shtypjen çnjerëzore në dekadën e fundit, kurse Perëndimi këtë gjithnjë e më shumë po e harron", ka thënë Otto von Habsburg.
XS
SM
MD
LG