Ndërlidhjet

NABLUS


Palestinezët thanë se ushtarët izraelitë vranë një fëmijë 6-vjeçar palestinez në kampin e refugjatëve në Rripin e Gazës.
Po sot, ushtarët izraelitë kanë arrestuar një zyrtar të lartë të Hamasit në qytetin Nablus.
Incidentet ndodhën në kohën kur të dërguarit e të dy palëve, u takuan për ta diskutuar samitin e mundshëm të kryeministrave palestinezë dhe izraelitë.
Ndërkohë zëvendës kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se dhjetra mijë kolonë hebrej do të duhej të zhvendoseshin nëse Izraeli do të ndërmerrte hapa të njëanshëm për tu ndarë nga palestinezët.
XS
SM
MD
LG