Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


619 milionë euro është buxheti i Kosovës për vitin 2004, të cilin e miratoi sot me shumicë votash Kuvendi i Kosovës. Ligji do të marrë formën përfundimtare pas nënshkrimit nga shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, dhe kjo duhet të bëhet më së largu deri më 31 dhjetor. Kjo është hera e parë pas luftës, që buxheti i Kosovës mbushet vetëm nga të hyrat vendore. Buxheti i Kosovës në vitin 2004 do të jetë 20 për qind më i lartë se këtë vit.
BEOGRAD
Seanca e parë gjyqësore ndaj 21 personave të dyshuar për pjesëmarrjen dhe organizimin e vrasjes së kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiq, u mbyll pak kohë pasi filloi sot në Beograd. Mbyllja e seancës erdhi pas kërkesave të avokatëve të të akuzuarve për të studjuar akt-akuzën, pas disa ndryshimeve që ajo kishte pësuar.
Në mesin e të akuzuarve është dhe, Zvezdan Jovanovic, ish anëtar i një njësie ushtarake elitë, i cili akuzohet se ka qëlluar me snajper mbi Xhinxhiqin.
Por 15 të tjerë, të akuzuar për pjesëmarrje në vrasje, do të gjykohen në mungesë. Në mesin e tyre është dhe Millorad Lukovic, i njohur me pseudonimin "Legija".
Zyrtarët serbë thonë se motivet kryesore të vrasjes lidhen me goditjen që Xhinxhiq mund t'i jepte krimit të organizuar dhe dërgimit në Gjykatën e Hagës të disa prej pjesëmarrësve në luftërat në ish-Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG