Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka diskutuar rreth situatës në Irak me kryeadministratorin e Irakut, Paul Bremer.
Pas takimit Bremer ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit janë arrestuar shumë bashkëpunëtorë dhe besnikë të Sadam Huseinit.
Në të tjera zhvillime në Irak studentët në Universitetin e Xhialës, 60 kilometra larg Bagdatit, kanë protestuar kundër ushtarëve amerikanë, kur këta të fundit shkuan në sallat e sportit të universitetit për të luajtur basketboll.
Ndërkaq gjatë ditës janë vrarë dy ushtarë amerikanë dhe përkthyesi i tyre, si pasojë e një sulmi kundër autokolonës me të cilën ata po udhëtonin.
XS
SM
MD
LG