Ndërlidhjet

logo-print

GAZË


Tetë palestinezë janë vrarë dhe të paktën 30 janë plagosur gjatë vërsuljeve izraelite në kampin e refugjatëve Rafah në Rripin e Gazës.
Dëshmitarët thanë se rreth 20 tanke izraelite hynë në kamp para agimit.
Ushtria tha se vërsulja kishte për qëllim shkatërrimin e tuneleve, përmes të cilëve armët trafikohen nga Egjipti. Por, ministri i jashtëm palestinez Nabil Shaath aksionin e cilësoi si "krim".
"Sulmi në Rafah është agresion dhe krim, ndërkohë që zoti Sharon flet për paqe dhe bën deklarata për planin e paqes", tha Shaath.
Në Kairo, ministri i jashtëm i Egjiptit Ahmed Maher e quajti "punë kalimtare" sulmin e djeshëm kundër tij në Jerusalem.
Maher u trajtua në spital pasi myslimanët e sulmuan në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem, pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Ariel Sharon.
XS
SM
MD
LG